Festimet e organizuar dje në Firence me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Kardinal Ernest Simoni Troshani, janë shoqëruar me takime të shumta nga Presidenti Ilir Meta.
Në shenjë falënderimi për Kardinalin e Firences, Xhuzepe Betori, kreu i shtetit i ka dhuruar atij një mozaik të Shën Nënë Terezës, i cili është punuar nga artisti shqiptar.
Lajmi është bërë publik nga vetë Presidenti Ilir Meta në një postim në rrjetin social “Facebook”.
“Në mirënjohje të respektit e përkujdesjes që tregon ndaj Kardinalit tonë Troshani dhe komunitetit shqiptar në Arkipeshkvinë e tij, i dhurova Kardinalit të Firences Xhuzepe Betori një mozaik të Shën Nënë Terezës, të punuar me dashuri nga artist shqiptar”, shkruan Meta.