Ta bejme Shqiperine te shqiptareve

0
186

Ish Ministri Drejtesise Ylli  Manjani me ane  te nje postimi ne facebook e ka cilesuar ekonomine si detyren e pare qe Shqiperia te behet shtepi e shqiptareve. Shumica derrmuse thote Manjani e braktisin vendin dhe politikbërjen sepse nuk sigurojnë dot jetesën me punë të ndershme.

Pasoja rritet numri i të papunëve, të pa dhe keqarsikuarve dhe thellohet ndarja ekonomike ndërmjet të pasurve dhe të varfërve.Sot vihet re rritja e ndarjes edhe ndërmjet të pasurve dhe shumë të pasurve.Shkurtimisht kjo është gjendja ka shtuar keshtu Ministri Manjani.

Ja postimi i tij plote:

Make Albania Home Again.
Ekonomia- detyra e parë.

———————
Që Shqipëria të bëhet shtëpi e shqiptarëve do të duhet të sigurojë jetesën e tyre. Kryedetyrë! Pastaj vijnë të tjerat.

Shumica dërrmuese braktisin vendin dhe politikbërjen sepse nuk sigurojnë dot jetesën me punë të ndershme.

Ekonomia e sotme, e fakt e gjithë tranzicionit, nuk mundësoi dot financimin e nevojave të familjes shqiptare.

Familja zhytet gjithnjë e më shumë në krizë, megjithse jeton në mes të pasurive natyrore.

Kjo vjen për shumë shkaqe por më kryesoret janë: polarizimi ekstrem në shpërndarjen e të ardhurave nga ekonomia dhe pasja e barrierave (fiskale, administrative, infrastrukrure ndërmjet shqipërisë dhe tregjeve të medha.

Ndërhyrja eksesive e shtetit në ekonomi; dëmtimini konkurrencës dhe ekzistenca e pozitave monopol dhe ekonomia informale tejet e lartë nuk ndihmuan asnjëherë formimin masiv të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Pasoja rritet numri i të papunëve, të pa dhe keqarsikuarve dhe thellohet ndarja ekonomike ndërmjet të pasurve dhe të varfërve.

Sot vihet re rritja e ndarjes edhe ndërmjet të pasurve dhe shumë të pasurve.

Shkurtimisht kjo është gjendja.

Çmund të bëjmë?

Nuk jam ekonomist dhe shumë gjera nuk i kuptoj dhe aq mirë, por po guxoj të hedh disa ide, që e besoj se nuk i çojnë më Shqiptarët në Europë por e sjellim europën në Shqipëri.

1. Në Europë qarkullon Euro si monedhe, ndaj dhe ne skemi pse bëjmë cirk këmbimi valutor. Ekonomia jonë duhet të Eurofikohet.

Le ta heqim me guxim Lekun nga qarkullimi dhe ta zëvendësojmë me Euro.

Nuk është e thjeshtë! Pa dyshim, por jo e pa mundur. Ka modele shtetesh që e zbatojnë këtë politikë edhe pa qenë anëtarë të BE. Madje edhe Kosova e Mali i Zi përdorin Euro.

Lehtësi shkëmbimi sa më ska! Por edhe kontroll ekonomik nga Europa, sigurisht! Po a nuk është kjo ajo që duam?!

I gjithë volumi ynë tregëtar është me Euro. Atëherë ca kuptimi ka shitja me pakicë në lek?!

2. Territori i Shqipërisë duhet ta bëjmë defakto pjesë të hapësirës ekonomike të BE.

Kjo pra së gjithash nënkupton heqje të doganave si mision fiskal dhe shndërrimi i tyre si institucione sigurie. Pra as tarifa as taksa e as TVSH ska pse te ketë në dogana.

Vërtetë do ta ekspozonte shumë tregun tonë të vogël ndaj atij të BE, por do rritej ndjeshëm konkurrenca. Kjo e fundit na mungon dhe na rrit çmimet…

3. Vendi duhet të kaloje nën një terapi të rreptë anti monopol.

Me pak fjalë ata që kanë shumë para do të duhet ti gëzojnë por jo me të njejtat privilegje.

4. Duhet një hartë profili zhvillimor në vend. Shteti duhet të orientojë investimet në ekonomi sipas profilit por edhe nevojës për zhvillim të territorit.

Me pak fjalë boll më me Tiranë e Durrës, duhet menduar edhe për Kukësin e Dibrën etj…

5. Duhet ta shndërrojmë vendin në një hapësirë biznesi dhe nismash të lira.

Taksa të ulëta dhe klimë dashamirëse është detyrë mbi detyrat.

Janë dhe disa masa të tjera, por këto më duken si më kryesoret.

Ndoshta kështu do ta bënim Shqipërinë vendin tonë të përbashkët.

Ndoshta kështu rinia do të fokusohej më shumë drejt formimit profesional. Rritja e nevojës për punë të mirpaguar është motiv i fortë për t’unorientuar drejt në jetë!

Se nëse firma “Hans” i krijohet mundësia të investojë këtu, skemi pse të shkojmë ne atje…

Këtë duhet të arrijmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here