Tritol ne makinen e tatimorit, ja kush fshihet pas kesaj ngjarje…

0
210

 

– Grupi anti-eksploziv mbërriti nga Tirana për të parë se çfarë ishte lënda plasëse e vendosur në mjetin e inspektorit të tatimeve në Shkodër Nehat Zaganjori. Pas ekspertizës rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram. Kjo sasi tritoli rezultoi se ishte me magnet.

Sipas burimeve ka qenë e ngjitur tek targa e makinës në pjesën mbrapa teksa mjeti i inspektorit ndodhej i parkuar para një lokali në afërsi të banesës së tij. Patrulla e policisë i ka vendosur një gjobë mjetit në fjalë pasi kishte parkuar në kundërvajtje. Një i njohur i inspektorit ka dalë për të parë gjobën kur ka konstatuar në mjet lëndën plasëse.

Menjëherë ka njoftuar shtetasin Nehat Zaganjori duke qenë se e njihte. Ky i fundit bashkë me shokët e tij e kanë goditur me këmbë lëndën plasëse duke e hedhur në tokë ndërsa nuk ka shpërthyer në asnjë moment. Më pas është njoftuar policia dhe është pritur ardhja e grupit anti-eksploziv nga Tirana. Fillimisht nga forma e saj dhe duke qenë se ishte e mbështjellë me një letër dukej si një granatë por rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram.

Makina nuk kishte më shumë se 45 minuta e parkuar në vendin e quajtur Ura Dervishbeg ndërsa tritoli është vënë re në një orë kur ka lëvizje të atë zonë, rreth orës 19:30. Shtetasi Nehat Zaganjori ka deklaruar se nuk ka konflikte me kënd dhe se e vetmja arsye e vendosjes së tritolit në mjetin e tij mund të jetë për shkak të detyrës si inspektor tatimesh në Shkodër.

Shpesh herë grupet e tatimorëve vendosin gjobë në subjekte të ndryshme dhe kjo ngjarje sipas inspektorit mund të jetë një sinjal ndaj tij. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here