Xhafaj nuk u dorëhoq me dëshire! Ja perplsja e fundit me Ramë që e vërteton

0
291

Ministri i Brendshëm ende në detyrë, Fatmir Xhafaj, ka nisur dje rebelimin ndaj socialistëve dhe kryeministrit Edi Rama. Edhe pse ai deklaroi se dha dorëheqjen me vullnet të tij personal, duket se marrëdhëniet nuk janë aspak të mira mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Dje u mbajt seanca parlamentare dhe u spikatën një sërë elementesh. Fatmir Xhafaj shkoi me shumë vonesë në seancë dhe nuk preferoi të ulet te vendi i ministrave. Duhet theksuar se ai zyrtarisht është ende ministër, pasi dekreti i shkarkimit nuk është votuar ende.

Por Xhafaj preferoi të qëndrojë larg kryeministrit. Elementi tjetër është se ai shkoi në seancë vetëm në fund të saj dhe u ul në fund të sallës, ndërsa më pas u largua nga seanca plenare.

Ndërkohë një tjetër detaj është se Xhafaj nuk ka marrë dje pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Kreu i grupit Taulant Balla ka mbledhur në një takim të shkurtër të gjithë deputetët, por Xhafaj nuk ka marrë pjesë. Kjo tregon se marrëdhëniet mes Xhafajt dhe socialistëve janë përkeqësuar ndjeshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here