Një ditë pas mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, Kryeministri Edi Rama do të takohet me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Takimi do të zhvillohet në Presidencë me kërkesë të vetë kreut të qeverisë. Takimi dypalësh vjen pas vendimit të kreut të Shtetit për të mos dekretuar propozimin e Ramës, Sandër Lleshi si zëvendësues i Fatmir Xhafajt
Ditën e djeshme kryeministri Rama iu është drejtuar me një mesazh edhe deputetëve, të cilëve iu kërkon të mos lëshojnë asnjë koment për vullnetin e treguar nga kreu i shtetit.
Mes tjerash, Rama shkruajti se shumica e ka për detyrë t’i dalë për zot kushtetutës dhe qytetarëve, ndërsa politikën e cilëson si një lojë shahu, e cila nuk duhet harruar sipas Ramës.
“Lutem asnje lloj komenti askush per vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyren t’i dalim Zot njerezve, vendit, Kushtetutes me maturi dhe vendosmeri. Politika eshte shah, mos e harroni”, thuhej në mesazhin e Kryeministrit drejtuar deputetëve.