Banorët tek zona e Astirit në Tiranë po protetsojnë kundër prishjes së bisneseve dhe banesave të tyre si pasojë e projektit të Unazës së Re.
“Nuk do lëvizim nga qëndrimi ynë,” shprehen ata për gazetarin Erjon Skëndaj nga vendngjarja.
Ky projekt ka kosto të madhe sociale, banorët e kundërshtojnë projektin se sipas tyre projekti është zgjeruar përtej përmasave të projektit fillestar.
Nga 7 metra ai është shtrirë në mbi 35 metra thellësi, që do të thotë se ka shumë objekte që preken nga ky projekt, thonë ata
Ata shprehen se nuk do të lëvizin nga ky qëndrim pa ardhur një qeveritar për t’u sqaruar
“Në 2017 është miratuar ky projekt, tani u zgjeruar dhe u bë 5 metër rrugë e 5 metër trotuar, tani kanë vënë 32 metra nga rruga. Është pjesa e mbikalimit që është inauguar. Me 32 metra dalin 7.7 metra korsi. Për këtë projekt s’është marrë parasysh asnjë banor. Do na gënjejnë me një dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh,” tha një qytetar.