Shpërthen Basha: Falë betejës sonë, Tahiri nën hetim, kurse Xhafaj i shkarkuar me turp!

0
140

Kryetari i opozitës Lulzim Basha tha sot në Korçë se ligji i dekriminalizimit që opozita e ngriti me forcë nuk mjafton për të shkëputuar lidhjet e politikës me krimin, se marrëdhënia midis politikës dhe krimit është transformuar, ndaj sot është bërë i domosdoshëmVetingu i politikanëve. Basha përmendi si arritje të parë të qëndresës së opozitës, shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“…marrëdhënia midis politikës dhe krimit është transformuar, – tha Basha. – . Edi Rama ka gjetur mënyra të tjera për t’i bërë bisht, ligjit të dekriminalizimit. E ka kthyer krimin e organizuar në një partner të drejtpërdrejtë të politikanëve të karrierës.

Ne denoncuam lidhjen e Tahirit me Habilajt dhe shëndrrimin e Ministrisë së Brendshme dhe kupolës së Policisë në një aksesor të mafies së drogës. Sot është fakt se ai vazhdon të jetë nën hetim megjithë përpjekjet titanike që po bëhen që ta shpëtojnë dhe gjysma e kupolës Policisë është nën hetim.

Ne denoncuam trafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm. E ish-ministrit të Brendshëm! E paimagjinueshme në një vend demokratik, e paprecedentë në Evripë, vëllai i ministrit të Brendshëm, një trafikant droge. Por falë qëndresës, betejës sonë, sot ai është i shkarkuar, i larguar me turp, i deligjitimuar nga detyra e tij, në fakt, që nuk e kreu asnjë ditë preokupimi i vetëm ishte si e si të mbulonte aferat e vëllait të tij, duke përdorur edhe ministrinë, edhe Policinë dhe sulmuar ata që denoncuan këtë aferë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here