Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pasi doli nga presidenca ku u takua me kreun e shtetit Ilir Meta.
Rama shkoi në presidencë pas refuzimit që Meta i bërë propozimit të tij për të dekretuar Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm.
Pas këtij vendimi të Metës, Rama mendoi që ta emërojë Lleshin në postin e zv.ministrit. Pikërisht për këtë lëvizje të Ramës, Ndoka shkruan se Rama hyri në presidencë si kryeministër e doli që aty si zv.kryeministër.
Ja postimi i Ndokës:
Rama hyri në Presidencë, si KM dhe doli, si zv/KM!????