Mosarretsimi i Dakos, prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

0
157

Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho, deklaroi nga selia blu se “çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama.” Spaho gjate deklarates se tij ka kerkuar me ngulm arrestimin e krybashkiakut te Durresit Vangjush Dako

“Ka të paktën dy muaj që shqiptarët kanë parë prova të bashkëpunimit të Vangjush Dakos me bandat e Durrësit. Ai duhet të jetë në burg. Deri tanë publikuar vetëm tre përgjime. Ato nxjerrin në pah bashkëpunimin e Dakos me bandën e Avdylajve dhe gatishmërinë e tij për t’i mbaruar punë, bandës. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Mosarretsimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nuk mund të arrestohen ata që protetsojnë për bukën e gojës dhe lihen të lirë politikanë kriminalë si Vangjush Dako”- u shpreh deputeti demokrat, Edmond Spaho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here