Basha: 3.4 milionë eurot e gjetura në ‘Toyota Yaris’ i përkasin Taulantit, ja e vërteta…

0
451

Sot është zhvilluar seanca e radhës për shqyrtimin e padisë për ‘shpifje’ të deputetit socialist Taulant Ballës, kundër kreut të opozitës Lulzim Basha, ku Gjykata e Tiranës u njoh me parashtrimet e palës së paditur.

Kryedemokrati Basha nëpërmjet avokatëve të tij i ka kërkuar Gjykatës që të rrëzojë padinë, pasi deklarata se 3.4 milionë eurot e gjetura në ‘Toyota Yaris’ i përkasin Taulant Ballës është e vërtetë dhe jo shpifje.

Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm as Taulant Balla dhe as kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas avokatëve të kreut të PD, deklarata rezulton të jetë e vërtetë,. Pasi vetëm pak ditë pas denoncimit të Bashës, është kapur makina me eurot në bagazh.

“Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur një hetim për rastin dhe ende nuk kemi një konkluzion. Nga ana tjetër, Taulant Balla nuk ka asnjë provë që të faktojë se deklaratat e bëra nga Basha janë shpifje”, tha avokati Gazment Bardhi.

Para gjykatës, avokatët thanë se klienti i tyre e kishte marrë këtë informacion në një burim të besueshëm, por pa bërë të ditur atë.

Mbrojtësit e kryedemokratit, ritheksuan para gjykatës faktin se Basha, në cilësinë e kreut të opozitës, kishte denoncuar në Parlament një aferë korruptive, ku segementë të lodhura me shtetin po bëheshin garant të një aktiviteti kriminal, por se në asnjë moment gjatë saj ai nuk kishte përmendur emrin e deputeti Balla.

Për t’i dhënë kohë avokatit të Ballës për t’u njohur me parashtrimet e palës tjetër, gjykata shtyu seancën për në 20 nëntor.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here