Presidenti i Republikës Ilir Meta po zhvillon një vizitë në zonat arbëreshe të Italisë.
Ai ka postuar një shenim në faqen e tij në facebook ku jep detaje të kësaj vizite.
Ja shenimi i plotë i Metës në facebook:
I lumtur dhe me shumë emocion ndodhem sot në Kalabri, tek arbëreshët tanë të dashur.
Kënaqësi të takoja Presidentin e Rajonit dhe mikun e shqiptarëve, Gerardo Mario Oliverio dhe t’i shprehja mirënjohjen për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve tanë.