Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në një dalje për mediat ka komentuar kandidaturën e Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm. Paloka shprehet se Sandër Lleshaj është pjesë e bandës së Ramës dhe qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako nga arrestimi.
Edi Rama e ka mbajtur atje për mbrojtur nga rrestimi Vangjush Dako. Nga ky krim i regjistruar në dosjen 339 Vangjush Dako duhet të ishte në burg.
Sandër Lleshaj është pjesë e bandës së Ramës dhe krimit që blen vota. Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para dhe pas zgjedhjeve. Pergjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar marrëdhënien e Vangjysh Dakos me Avdylajve për të blerë zgjedhjet. Mosarrestimi I Dakos hedh në erë alibitë qesharake për reformën në Drejtësi, u shpreh ai.