Vasili-Ramës: Kryeminister mos fol më….kerkush nuk te beson më!!!

0
152

 

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të Edi Ramës, i cili e emëroi Sandër Lleshin në postin e zv.Ministrit të Brendshëm, duke e shoqëruar personalisht në kabinetet e institucionit, ndërsa kur doli që andej ishte bashkë me Ministrin e shkarkuar, Fatmir Xhafaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili pyet Edi Ramën tu shpjegojë shqiptarëve se përse iku Fatmir Xhafaj?

Ja postimi i Vasilit:

Kryeminister, shqiptaret duan te dine pse iku Xhafaj dhe jo pse s’erdhi Lleshaj.

Kryeministri po qurrepset per te dekretuar Lleshajn.Po perse i nxjerr bojen vetes kaq keq ??

Arsyet i gjen te plota te fjalet e ish ministrit Xhafaj ne fjslen e tij te largimit.

Kryeministri e konsideronte kanabisin nje shpifje te opozites

ja cthote Xhafaj:

“Kemi mbyllur problemin e kanabisit, duke i dhënë fund një historie turpi”.

Edi Rama ulerinte e mohonte si i marre inkriminimin e tij,kriminalizimin e vendit dhe berjen e shtetit njesh me krimin.

Ja ç’thote Xhafaj ne fjalen e fundit te tij:

“ Ata anëtarë të botës së krimit që deri dje ndiheshin si zot shtëpie në rrugët e qyteteve tona dhe sfidonin hapur shtetin në jo pak raste, sot kanë kuptuar se ka marrë fund koha kur ata mundet ta sfidonin atë, apo më keq akoma të ishin në ndonjë rast në një anë me përfaqësues të shtetit.”-t

Ky kryeminister qan per Lleshajn se eshte e sigurte, qe te verteta te tilla ai as do t’i thote dhe as do t’i luftoje kurre.

Ndaj shqiptaret duan te dine arsyet e medha se pse iku Xhafaj dhe jo sepse nuk u emerua Lleshaj, i cili si keshilltar i sigurise kombetare te kryeministrit kishte noterizuar per vite me radhe ato qe Xhafa i luftoi.

Kryeminister mos fol më….kerkush nuk te beson më.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here