‘Don’t f…ck with them’/ E turpshme… Kumbaro bën një tjetër gafë sot

0
338

Por ende me pa u shuar zhurma për gafën në fjalë, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka lëshuar një tjetër gafë sot.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty, para se të eksplorojë universet sekrete të librit”!

Këtë shprehje ministrja e Kulturës e kishte shpërndarë në profilin e saj në rrjetet sociale, pa e cituar aspak që në fakt e kishte marrë nga një shkrimtar i njohur, John Water, Kjo bëri që të shpërthejnë  shumë reagime në Twitter.

Por sot, ndërsa ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në tentativë për të justifikuar gafën e para, duket se i shpëtoi një e dytë, pasi u shpreh se postimi i saj u vulgarizua në përkthim.

Kumbaro tha se ajo kishte ripostuar në Twitter postimin e kolegut të saj dhe në thelb shprehja do të thotë se në çdo moment të jetës libri duhet të zërë vend të veçantë.

“Ky ishte një momet episodik që unë bëra, ripostova një shkrim të një kolegut tim. Mesazhi që duhej përkthyer është se të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë në thelb edhe librin. E kemi thënë në forma nga më të ndryshme. Nuk ishte detyrimisht qëllimi im, por në forma të padëshiruara u vulgarizua. Ky epsiodi i fundit tregoi që nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre por krekosen në Facebook.”, tha ministrja Kumbaro.

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here