Lleshi siç duket ende nuk është ndarë nga ushtria…Vjen urdhri i parë i zv/ministrit

0
212

Pas mos dekretimit nga Presidenti Ilir Meta si ministër i Brendshëm, Rama vendosi ta emërojë Sandër Lleshin si zv/ministër duke i dhënë kompetencat e ministrit

Sandër Lleshi ka marrë detyrën një ditë më parë nga Edi Rama.

Dita e parë ka qenë e rëndë për Lleshin, pasi mbrëmjen e djeshme ndodhi një atentat mafioz në Durrës, ku u vra një personazh i njohur i krimit, mik i Emiljano Shullazit.

Por sot me të mbërritur në zyrë, Lleshi ka vendosur të sillet si Gjenerali para ushtrisë së tij.

Siç shkruan ‘Balkanweb’ sot Lleshi ka nxjerre një urdhër të brendshëm.

Në urdhër ai thotë se ndalon rreptësisht gjatë ditëve të punës frekuentimi i kafeneve, restoranteve, njësive tregtare e çfarëdo mjedisi publik jashtë vendndodhjes për arsye pune nga punonjësit e ministrisë së Brendshme (përveçse për raste festash apo fatkeqësisht familjare dhe vetëm me lejen e eprorit).

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here