Pas raportit të Gallup, se 79% e të rinjëve duan të largohen nga Shqipëria, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se Kryeministri Edi Rama e ka kthyer vendin, në të pashpresë dhe se nuk ofron politika konkrete që stimulojnë të rinjtë.
”Lidhja e kryeministrit me krimin e organizuar që dominon çdo qytet të vendit, droga që lehtësisht shpërndahet në shkollat e mesme, favorizimet klienteliste të një grupi të caktuar individësh, mungesa e konkurrencës dhe e transparencës për punësim në administrat, e ka bërë jetën e të rinjve të pashpresë në këtë vend dhe 79 % e të rinjve nga mosha 15 deri në 25-vjeç kërkojnë të largohen përgjithmon nga Shqipëria”,-shkruan Braimllari.
Më tej ai thotë se vëmendja e kryeministrit është ndaj oligarkisë dhe krimit të organizuar që rëndojnë çdo ditë mbi qytetarët e vendit.
”Vëmendja e këtij kryeministri nuk është te qytetaret, te e mira publike, tek hartimi i politikave që stimulojne të rinjtë per tu punësuar në vend. Nuk ka asnjë politikë konkrete për punësimin e të rinjve sepse Edi Rama po ndjek një politik antikombëtare për të larguar çdo të ri nga vendi. Vëmendja e këtij kryeministri është ndaj oligarkisë dhe krimit të organizuar që rendojnë çdo ditë mbi qytetarët e vendit”.
Postimi i plotë
“Sipas një vrojtim të “Gallup”, 79 % e të rinjve shqiptarë nga 15-29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria”.
Edi Rama e ka kthyher vendin në të pa shpresë për shkak të politikës së tij. Mungesa e punësimit në vend, mungesa e shpresës dhe e vizionit të kësaj qeverie në shërbim të rinisë nuk ka asnjë plolitik konkrete që stimulon të rinjtë e vendit.
Lidhja e kryeministrit me krimin e organizuar që dominon çdo qytet të vendit, droga që lehtësisht shpërndahet në shkollat e mesme, favorizimet klienteliste të një grupi të caktuar individësh, mungesa e konkurrencës dhe e transparencës për punësim në administrat, e ka bërë jetën e të rinjve të pashpresë në këtë vend dhe 79 % e të rinjve nga mosha 15 deri në 25-vjeç kërkojnë të largohen përgjithmon nga Shqipëria.
Vëmendja e këtij kryeministri nuk është te qytetaret, te e mira publike, tek hartimi i politikave që stimulojne të rinjtë per tu punësuar në vend. Nuk ka asnjë politikë konkrete për punësimin e të rinjve sepse Edi Rama po ndjek një politik antikombëtare për të larguar çdo të ri nga vendi. Vëmendja e këtij kryeministri është ndaj oligarkisë dhe krimit të organizuar që rendojnë çdo ditë mbi qytetarët e vendit.