Të rinjtë të lodhur nga përbuzja e qeverisë së 10 oligarkëve. Qeveria e Rilindjes, Buxhetin për Rininë e ka 0,01%

0
125

Kryetaraja e LRI-se Floida Kerpaci ka reaguar me ane te nje statusi ne facebook ku e ka quajtur te vrare endrrat e te rinjve nga Rilindja.

Të rinjtë janë të lodhur nga shpërfillja dhe përbuzja e qeverisë së 10 oligarkëve!
Studentët përballen me tarifa të larta shkollore, me një jetesë shumë të papërballueshme!Sot, të rinjtë kanë pamundësi për të gjetur një punë të mirë paguar ka shkruar Kerpaci.

Ja postimi i plote:

Rilindja ka vrarë ëndrrat e të rinjve!

Të rinjtë janë të lodhur nga shpërfillja dhe përbuzja e qeverisë së 10 oligarkëve!
Studentët përballen me tarifa të larta shkollore, me një jetesë shumë të papërballueshme!

Sot, të rinjtë kanë pamundësi për të gjetur një punë të mirë paguar! Pjesa më e madhe e tyre, kanë punë që nuk i përshtatet profilit të tyre të studimit!

Por çfarë kuptimi ka!?

Një Shtet qe nuk projekton të ardhmen e të rinjve, të ardhmen e vendit, atëherë është një Shtet i Vdekur!

Varfëria, padrejtësia, pamundësia janë kryefjala e përditshmërisë së tyre!
Të rinjtë shqiptarë jetojnë me shpresën e vetme që të largohen nga Shqipëria?!

Qeveria e Rilindjes, Buxhetin për Rininë e ka 0,01%!
Ky nuk është prioritet! Kjo është tallje me të ardhmen e vendit!

Vetëm me largimin e kësaj qeverie mund t’i hapet rrugë projektimit të së ardhmes së të rinjve, duke i orientuar drejt një arsimi cilësor dhe punëve të mirë paguara jo larg Atdheut dhe vrasjes së shpresës!

#LSI-Partia e Shpresës së të Rinjve?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here