Ajo që ndodh në fushat bujqësore të Shqipërisë është terrorizëm i mirëfilltë. As më shumë e as me pak, krim kundër njerëzimit.
Fiks Fare vërtetoi para disa kohesh se si të gjitha produktet bujqësore, pa përjashtim, modifikohen dhe manipulohen me hormone në sasi të pakontrolluara.
Rezultati?
Në dekaden e fundit vdekjet e parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare janë dhjetëfishuar. Sëmundjet tumorale po ashtu. Shqipëria po vdes e re. Arsyeja kryesore, është pikërisht masakra që ndodh me ushqimet.
Por nuk është e vetmja. Një miku im doktor me tregonte se si shoqëria shqiptare po hyn në depresion dhe një nga shkaqet kryesore mendohet se është pikerisht ky, përdorimi i hormoneve dhe pesticideve tek ushqimet.
Këta po shfarosin njerëzit në masë. Kostot që merr shoqëria nga gjithë kjo veprimtari kriminale, janë me qindra dhe me mijëra herë më të larta se sa fitimet e qelbura nga eksportet e perimeve bujqësore.
Kjo është një situatë që kërkon ndërhyrje drastike, në të kundërt Shqipëria do shndërrohet arena e eksperimentit më të madh gjenetik në botë, ndërsa shqiptarët kavie në duart e disa injorantëve të babëzitur, që nuk njohin asnjë limit.
Ligji duhet të ndryshojë urgjentisht.
Përdorimi i pakontrolluar i pesticideve apo hormoneve në produktet ushqimore duhet të kriminalizohet.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duhet të forcohet dhe të marrë atribute ekstra ligjore.
Çdo fushë apo njësi bujqësore prodhuese duhet të jetë subjekt i inspektimeve të papritura. Në ato fusha ku konstatohet përdorim i substancave të dëmshme, përgjegjësit duhet të shkojnë pas hekurave më dënimet ekzemplare.
Nuk mund të tolerohet më. Ky është terrorizem. Probabiliteti që dikush të sëmuret dhe të vdesë nga ushqimet në Shqipëri është mijëra herë më i lartë se sa të vdesë në një sulm terrorist. Llogaritë bëhen vetë..