Paloka vjen me një ironi therse për zv/ministrin: Tre dite punë, tre lëvizje të bujshme, ne që kishim dyshime se Lleshi i Ramës…

0
148

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka ironizuar zv/ministrin Sander Lleshi per ditet e tij te pare ne detyre.

Paloka shkruan në rrjetin social “Facebook” se Lleshi, pas urdhrit të dytë ka dhene nje sqarim.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Dhe ne që kishim dyshime se Lleshi i Ramës nuk do ishte efektiv në detyrën e tij te re…

Në vetëm tre dite punë, tre lëvizje të bujshme;

Ditën e parë nxori urdhër që administrata të mos pi kafe.

Ditën e dytë urdhëroi policinë që të merret me plehrat (jo ato të krimit, por me lëkurat e bananeve që hedhin qytetaret).

Ditën e tretë nxori sqarim për urdhrin e ditës së parë.

Nesër pritet të nxjerrë sqarim për urdhërin e ditës së dytë.

Po ditën e pestë?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here