Deputetja e LSI-së, njëherësh edhe kryetare e LRI-së, Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin KafeIN, komentoi statistikat e fundit të publikuara për dëshirën e largimit të të rinjve ishin në qëndër të bisedës.
Deputetja foli edhe për buxhetin e ulët për rininë. Një nga temat e tjera të diskutuara, ishte dhe “përdorimi” i të rinjve në politikë.
Sigurisht këmbimi i angazhimit me një vend pune është një fenomen i njohur e i parë në Shqipëri. Nga ana tjetër, Floida Kërpaçi theksoi edhe uljen e moshës së përfshirjes në politikë.