Presidenti Ilir Meta vizitë në kompaninë “Amarelli”! Ftese investitorëve për investime në Shqipëri…

0
136

Presidenti Meta viziton kompaninë “Amarelli” dhe takohet me drejtues dhe anëtarë të “Unidustria Calabria” Kalabri, Itali 8 nëntor 2018 Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta zhvilloi një vizitë në kompaninë “Amarelli”, ku u takua me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustria-s, anëtare e Confindustria-s në Itali. Gjatë këtij takimi sipërmarrësit italianë nënvizuan interesin e madh për të zgjeruar tregjet e prodhimeve të tyre në Shqipëri, nëpërmjet sipërmarrjeve të përbashkëta në fushat e biodiversitetit, agrikulturës, si dhe veçanërisht të prodhimit dhe përpunimit të agrumeve. Ndërsa Presidenti Meta, theksoi se vizita zyrtare në Kalabri nuk do të kishte pasur kuptim pa takim edhe me sipërmarrësit kalabrezë. Kreu i Shtetit vuri në dukje se Italia është partneri ynë kryesor ekonomik dhe se Shqipëria ka potenciale të mëdha duke ofruar mundësi për investime në fushën e shërbimeve financiare, teknologji, energjetikë, sidomos turizëm, etj. Fjala e plotë e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta në takimin me drejtuesit dhe përfaqësuesit e “Unindustria Calabria” E pranova me shumë kënaqësi ftesën për të takuar dhe për të përshëndetur përfaqësuesit dhe sipërmarrësit e “Unindustria Calabria” dhe “Unaproa”, të cilat janë pjesë integrale të Konfidustrias Italiane. Ky takim i sotëm mishëron një dimension të rëndësishëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, atë të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe investimeve reciproke. Ne do t’i mbetemi mirënjohës përjetësisht popullit dhe shtetit italian për atë çfarë kanë bërë prej shekujsh për arbëreshët dhe për mikpritjen bujare prej dekadash për qindra mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët tashmë janë integruar plotësisht duke kontribuar në shoqërinë dhe ekonominë italiane. Fati e donte që Italia të bëhej një “tokë e premtuar” si për arbëreshët, bashkëkohësit e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, para më shumë se 500 vitesh , ashtu dhe për emigrantët shqiptarë të pas viteve 90-të, të cilët sakrifikuan gjithçka për një jetë më të mirë për vetë dhe familjet e tyre. Sot pas gati 27 vitesh demokraci, vendi ka bërë progres në shumë drejtime edhe pse aspiratat dhe pritshmëritë tona për të ndërtuar një Shqipëri europiane akoma nuk janë përmbushur. Si shqiptarë ndihemi mirë teksa shikojmë dhe dëgjojmë çdo ditë dhe më tepër të rinj italianë që studiojnë, punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Janë mbi 25 mijë qytetarë italianë që kanë zgjedhur si “tokën e premtuar” të tyre Shqipërinë. Popujt dhe vendet tona nuk i bashkon vetëm Adriatiku, historia apo kultura. Ekonomia është një urë lidhëse e qenësishme, sidomos në epokën e globalizimit ku tregtia dhe biznesi nuk njohin kufijtë shtetërorë dhe barriera kulturore. Prej më shumë se 2 dekadash Italia është një nga donatorët dhe partnerët tanë kryesorë tregtar, si dhe renditet si investitori i huaj me më shumë prezencë biznesesh në Shqipëri. Megjithatë, kemi akoma shumë potencial për të rritur volumet tregtare dhe për të tërhequr më shumë investitorë italianë privatë në sektorë si energjetika, turizmi, infrastruktura dhe manifaktura, bujqësia, agro-turizmi dhe industria ushqimore, apo shërbimet financiare dhe ICT-ja. Shfrytëzoj rastin të përgëzoj vullnetin e qeverisë italiane për t’i dhënë “dritën jeshile” projektit të gaz-sjellësit Trans Adriatik Pipeline, në segmentin e territorit Italian. Përtej debateve të shëndetshme që janë zhvilluar këtu gjatë viteve të fundit, TAP është një projekt me impakt gjeostrategjik për të gjithë rajonin tonë dhe për vetë sigurinë energjetike të Europës. Turizmi shqiptar mesa duket është “dashuria e re” e italianëve. Deri në shtator të 2018-ës, mbi 350 mijë turistë italianë kanë shijuar bukuritë e rralla të plazheve të virgjëra dhe ujërave të kristalta, të gërshetuara me malet magjepsëse dhe mbi të gjitha me një kulinari që impresionon dhe vetë italianët. Jam i sigurtë që italianët vetëm në Shqipëri mund të hanë ushqim më të mirë se sa në Itali. Potenciali ynë turistik ka nevojë për investime të konsiderueshme dhe “know-how” për zgjerimin e shpejtë të ofertës akomoduese të hoteleve dhe rezorteve, sidomos për të përballuar trendin në rritje të turistëve të huaj, numri i të cilëve kaloi 5 milion për 2017. Në këtë kontekst, dëshiroj që të ftoj sipërmarrësit e “Unindustria Calabria” të vlerësojnë këto oportunitete investimesh në turizmin shqiptar. Tashmë kemi dhe një kuadër rregullator dhe fiskal tepër stimulues, me përjashtime taksash dhe reduktime tatimesh për bizneset që investojnë në hotele me 4 dhe 5 yje. Bujqësia, agro-turizmi dhe industria ushqimore janë sektorë që po njohin një zhvillim të shpejtë, të cilat vitet e fundit kanë zgjuar dhe interesin e investitorëve të huaj me kapital të mesëm financiar, për shkak të potencialeve të pashfrytëzuara dhe fitimeve të kënaqshme. Aktualisht, pjesa dërmuese e kompanive italiane janë përqendruar në industrinë e lehtë apo atë tekstile (fason),

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here