U habitën jo pak kryeqytetasit kur panë në sheshin Skënderbej që në fillim të muajit nëntor ngritjen e “fshatit të festave”. Pema gjigande e vendosur në mes të sheshit, shtëpizat e qofteve dhe birrave që po ngrihen dita ditës si edhe dritat zbukuruese që tashmë po vendosen në zona të dnryshme të Tiranës, na bënë të dyshonim për muaji. A mos vallë “Lali” me superfuqinë e tij kishte bërë të mundur kapërcimin nga tetori direkt e në dhjetor?! Dyshuam, po na u duk e tepërt kjo superfuqi dhe verifkuam kalandarin. Jo ishte data 2 nëntor dhe në Tiranë kishte nisur zbukurimi i kryeqytetit për festat!!!
Po pse ta ketë bërë vallë këtë parapritë kaq të hershme Lali, kur në fakt në të gjithë shtetet moderne evropiane e më gjerë në SHBA kjo festë nis më 6 dhjetor?! Ç’ne gjithë ky humor i kryebashkiakut për të sjellë drita e zbukurime një muaj e gjysmë para festave?
Padyshim ky nuk është një vendim amatoresk apo një emocion momental qe lidhet me faktin “Lali” u bë baba e tani është në delirin e prindërimit. Jo aspak! Ky kryebashkiak ka arritur ta njohë mjaft mirë këtë popull, ashtu sic edhe Rlindja ku ai bën pjesë, po e vërteton këtë çdo ditë, me ekzistencën e saj. Rrjepjen, nënshtrimin dhe përdhosjen që i bën këtij populli, arrin ta kalosh mjaft lehtë me propaganndë e show. Fasada është fytyrë e vërtetë e Rilindjes . Dhe Lali që është mjeshtri i propagandës padyshim e njeh mirë këtë strategji dhe mund të thuash se e ka aplikuar atë me “kohë të plotë” në detyrën e tij si kryebashkiak i Tiranës.
Në këto kohë rrënimi, ku 75 % e të rinjve deklarojnë se duan të ikin nga vendi, ku varfëria rritet e oligarkët shtohen, ku skandalet qeveritare nuk kanë fund, ku kërbaçi i taksave po kërcet në kurrizin e shqiptarit si kurrë më parë, ku ka më mirë se të paraprish festat me një muaj. Dritat e festat padyshim sjell atmosferë të gëzuar dhe shqiptari, sidomos ky i sotmi, harron shpejt vuajtjet e një viti dhe rreket pa menduar shumë drejt show-t shumëngjyrësh.
Pak ditë më parë në rrjetin social bëri bujë të madhe shprehja e ministres së Kulturës e cila huazoi, sic bën shpesh Rlindja në fakt, një frazë duke pohuar pa teklif frazën: “nëse ato nuk kanë libra, mos u pall*ni me to” ose në versionin original “if you go home with somebody and they don’t have books, don’t fuck them”. Por nëse në rastin e ministres nuk munguan mijëra reagime për gjuhën vulgare të përzgjedhur, në rastin e Rilindjes ne e përjetojmë ccdo ditë të kundërtën dhe e lëmë pa e vrarë mendjen që “ Lali e Edi” “ na pall*jnë” cdo ditë me taksa e vendime të padrejta.
Lali Eri na dyfishon ujin e pijshëm kur ndërkohë në çezma kemi ujë me fakele dhe detyrohemi të mbushim në bote ujë Selite, por kjo duket se nuk ka shumë rëndësi. Lali Eri na mbyt me beton e kulla dhe na flet për pemë të shtuara, por sërish kjo nuk perben ndonje problematikë. Ai po zbukuron qytetin e madje para kohe; Kush e bën tjetër këtë? As nuk i shkon në mendje ndonjë kryebashkiaku në Evropë të zbukurojë qytetin që drejton 1 muaj e gjysmë para festave. As në SHBA ku festa merr ngjyrimet më të papar në botë, nuk nis zbukurimi I qendrave që në 1 nëntor sic ndodh në Tiranë. Kemi arritur larg! Vetëm supermani Tiranës e bën këtë ( tani në fakt ka edhe një rival sic është Vangjush Dako, akullorja e Durrësit.)
Mjaftojnë dritat, mjafton show, mjafton atmosfera festive dhe fap e fap harrohen e bien në hije skandalet qeveritare. As nuk ndihet e as nuk kundërshtohet pagesa e rrugës Durrës-Tiranë që ka në plan qerveria të aplikojë, mjafton që festa të vijë pak më shpejt, mjafton që Rilindja të prezantojë sa më shumë suksese imagjinare me tinazëri të lavdërueshme dhe çdo gjë kalon.