Raportuesi për Shqipërinë në PE, Kunut Fleckenstein është pyetur ditën e sotme nga gazetarët për akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Sa i përket lidhjeve të mundshme të Dakos me persona të inkriminuar dhe nëse duhet arrestuar, Fleckenstein u shpreh se nuk është gjyqtar dhe le të punojë Prokuroria për zbardhjen e ngjarjes.
”Unë nuk jam gjyqtar në fund të fundit. Le të punojë prokuroria. Nuk kam ndonjë mendim për këtë çështje. Kam një mendim dhe dëgjoj e lexoj çfarë thuhet. Ndërsa për Zotin Lleshi, nuk them të njëjtën gjë. Ndoshta ambasadori (raportuesi i Parlamentit Europian dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri Raportuesi i Parlamentit Europian dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri Soreca Soreca) di më shumë për këtë, qoftë dhe për kryebashkiaun”, u shpreh Fleckenstein.