Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Bashkisë Durrës, se do ta padisë për shpifje
Në një status në Facebook, deputetja e djathtë thotë se Dako ka filluar të mbledhë barcaleta.
“As statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot z. Dako nga destinacioni i rradhës: burgu,” shkruan ajo.
Statusi i plotë
DOSJA Nr. 339 “BËRTET” SHUMË FORT
Më vjen mirë që Zoti Dako ka filluar të mbledhë barcaleta.
Thuhet, se ditët në burg janë monotone, e të fortët i shtyjnë me barcaleta dhe me anekdota.
Është përgatitje e mirë për të ardhmen që e pret. Banditët politikë dhe banditët e rrugës do të përfundojnë në burg që të clirohet Durrësi dhe gjithë Shqipëria nga krimi, betoni dhe xhuxhëria njerëzore dhe mendore.
Dosja nr. 339 “bërtet” shumë fort.
As statuset e rëndomta të shkruara në dëshpërim, as kërcënimet me padi, nuk e shpëtojnë dot z. Dako nga destinacioni i rradhës: burgu.