Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas komenteve të pasardhësit Edi Rama, për simbolin e Shqiponjës në doganë. Berisha shkruan se Rama po hakmerret për atin e tij shpirtëror, Enver Hoxhën. Ish-kryeministri shkruan se Rama do ta rrëzojë Shqiponjën me litar, në të njëjtën formë me atë të bustit të Skëndërbeut.
“Neobllokmeni Edvin Kristaq Zografi nis hakmerret per atin e tij shpirteror, xhelatin e shqiptareve Enver Hoxha, duke perseritur me Shqiponjen, simbolin e kombit, rrezimin e saj me litar! Sb”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se pak momente më parë, kryeministri e cilësoi vulgare simbolin e shqiponjës.
“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund”, shkruante Rama në postimin e tij në Twitter, duke ngjallur mjaft reagime.