Rama shkel Kushtetutën për Sandër Lleshin! Postimi që Rama fshiu menjëherë pas 14 pyetjeve të presidentit

0
501

Pasi presidenti Ilir Meta bëri publike listën me 14 pyetje që i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për çështjen që lidhet me dekretimin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit përmes një postimi në ‘Tëitter’ ka reaguar, duke publikuar një shkresë ku përgjigjet vet lidhur me pyetjet e Metës. Por vetëm pas disa sekondash Rama e fshihu postimin në fjalë. Shkresa në fjalë e Ramës mban datën e sotme.
Shkresa e Ramës për Metën mban datën e sotme, 12 nëntor 2018, ndërsa pyetjet e Metës i ishin dërguar Ministrisë së Mbrojtjes, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit në datën 9 nëntor.
“Ekspertët tanë mbrojnë gjithashtu bindjen se edhe nëse ky do të ishte rasti, pra edhe nëse gjeneral Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në detyrë, çdekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës, do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi të dekretit tuaj për të si ministër.
Por, siç na mëson eksperienca jonë, e juaja dhe imja e kam fjalën, që fatmirësisht nuk jemi juristë, kurdoherë e kudo që ka një rast të tillë, ka gjithnjë juristë me opinione të ndryshme.
Kështu që, është e tëra e juaja zgjedhja e opinionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministër apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fundit do të jetë rasti, ju mund ta ç’dekretoni Sandër Lleshajn si gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar jush) e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm”, thuhet mes të tjerave në shkresën e Ramës drejtuar presidentit të vendit.
Reagimi i Ramës, që më pas e fshiu
Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here