Vrau kreun e njësisë administrative, ja çfarë vendosi Gjykata…

0
192

Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për Admir Delaj, i arrestuar si autori i vrasjes së Fatmir Hodos, ngjarje kjo e ndodhur ditën e premte në fshatin Kote.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, dhe mediat janë lejuar të qendrojnë vetëm gjatë minutave të para. 43-vjeçari Admir Delaj akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”. Ai qëlloi me një armë gjahu administratorin e njësisë administrative Kote, të bashkisë Selenicë, pas një konflikti. Sipas njoftimit policor, viktima dhe autori ishin së bashku në tavolinën e një lokali duke konsumuar pije alkoolike, kur pasi 43 vjeçari ka qëlluar me çifte në drejtim të Fatmir Hodos.

Ndërkohë që gjatë seancës që u zhvillua sot, Delaj nuk deklaroi asgjë, por vetëm shfaqi pendim për vrasjen e kryetarit të njësisë administrative Kote.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here