Deputeti i PD Edi Paloka akuzon Ramën dhe Veliajn për prishjen e stadiumit dhe teatrit, heqjen e Shqiponjës dhe planin për prishjen e shtëpive në Unazën e Re.
Sipas Palokës, Veliaj jo vetëm i kërcënon banorët se do t’i nxjerrë me gjithë fëmijë në rrugë, por i quan edhe “shpellar”.
Postimi i plotë:
I palari thonjëpaprerë, ai që si “artist” kryeveprën e tij ka pallatin me shigjeta dhe bunkerët; prish stadiumin, pregatitet të prishë dhe teatrin .Pastaj simbolin kombëtar, që me krenari e mbajmë prej më shumë se 500 vjet, e quan “vulgaritet”.
Kuçkovari i mamit , velina e bashkisë , që nga kasollja e ushtrisë ku e rriti mami, kaloi drejt e në vilë pa bërë asnjë orë pune, jo vetëm kërcënon se do të të nxjerrë me gjithë fëmijë në rrugë por të quan edhe “shpellar”.
Pastaj ulen bashkë e duke u zgërdhirë , numërojnë milionat që ju grabisin çdo ditë “shpellarëve” dhe “vulgarëve”.