Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala, i kërkon Kuvendit lirimin nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu.
Në shkresën drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që mban datën 9 nëntor 2018, Sala thotë se zoti Bregu në kundërshtim me detyrimin kushtetues për ushtrimin e mandatit dhe në kundërshtim me ligjin organik të AMA-s ka lidhur kontratë qiraje me 2 korrik 2015 me Ministrinë e Bujqësisë për 4.2 hektarë në fshatin Picar, Vorë, me një afat përdorimi 99 vjet.
/Ora News