Vettingu në politikë/ Ja çfarë përcakton Komisioni i Venecias

0
220

 

Politika shqiptare do të duhet të presë mesin e muajit dhjetor për të mësuar opionionin e Komisionit të Venecias mbi kërkesën e opozitës për Vetting-un në politikë.  Komisioni i Venecias iu përgjigjën duke theksuar se tashmë janë përcaktuar datat kur do të diskutohet dokumenti, i cili vlerësohet thelbësor për vendimmarrjen politike në Tiranë.

“Opinioni është pjesë e axhendës së sesionit plenar të Komisionit të Venecias, i cili do të mbahet në Venecia më 14 dhe 15 Dhjetor 2018”

Por më parë Komisioni i Venecias do të duhet të dëgjojë palët e interesuara në proces. Kësisoj, një përfaqësi e këtij institucioni do të vizitojë Tiranën fillimjavën e ardhshme, kur do të zhvillojë takime me përfaqësues të autoriteteve shqiptare, shoqërinë civile dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

“Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të vizitojnë Shqipërinë më 19 dhe 20 Nëntor, në kuadër të përgatitjes së opinionit mbi draftamendamentet kushtetuese për të bërë të mundur Vetting-un e politikanëve, përfshirë vlerësimin e marrëdhënieve të zyrtarëve të lartë me krimin e organizuar”

Vetting-u në politikë është propozimi i opozitës. Pakica parlamentare argumenton se përmes këtij instrumenti synohet ç’montimi i lidhjeve të politikanëve me krimin e organizuar. Mazhoranca është shprehur se kërkesat e opozitës marrin përgjigje nga instituciuone që pritettë ngrihen së shpëjti si Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale. Megjithatë, socialistët janë në pritje të opinionit të Venecias për të thënë fjalën e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here