Kreu demokrat Lulzim Basha i ftuar në Real Story, në Vizion Plus, deklaroi para moderatorit Sokol Balla se ai si kryetar opozite do të qëndrojë në krahun e banorëve të Unazës së Re.
Basha tha se projekti i Unazës së Re ka disa afera korruptive, pasi vetë shuma 20 mln euro e tregon një gjë të tillë. Kreu demokrat se projekti i Unazës së Re është një paligjshmëri barbare sepse 317 banesa rrezikohen te prishen.
Basha theksoi se detyra e çdo institucioni që të jetë në krah të njerëzve. Duke u ndalur tek prishja e banesave, Basha nuk nguroi ta cilësonte si një spastrim etnik. Ai tha se nuk mund të shkosh dhe tu thuash qytetarëve që kanë 24 orë për tu larguar.