ONM për fat të keq është kot! Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet.

0
408
Antari i Asamblese Kombetare te PS Ylli Manjani, duke folur pas punimeve te kesaj asambleje, ku ka akuzuar kryetarin e PS Edi Rama, si te paafte per te drejtuar kete force politike.

Ish ministri i Drejtesise Ylli Manjnai ka reaguar ne rrjetin social facebook per Prokurorin Ramadan Troçi qe kaloj perseri ne pushtet pasi e kaloi procesin e Vettingut me se miri thote Manjani.

Ramadan Troci nuk u nënshtrua asnjëherë presionit politik. Beri detyrat e tij si prokuror kudo e caktuan. Më së fundi u komandua në Vlorë ku sekuestroi shumë jashtë mase shumë toka në bregdet, të zabtuara nga fallsifikatorë dhe Rilindas shkruan Manjani.

Ja postimi i plote i ish-Ministrit:

Prokurorin Ramadan Troci sot e shkarkoi mafia në pushtet.

Pa asnjë dyshim që kështu është!

Ai e kaloi në mënyrë korrekte procesin e Vetting. ONM deklaroi qartë në seancën dëgjomore: “ ishte një prezantim dhe deklarim korrekt dhe shterrues, pra që nuk ka asnjë dyshim”.

Por Kolegji ka axhendë tjetër…

Ramadan Troci nuk u nënshtrua asnjëherë presionit politik. Beri detyrat e tij si prokuror kudo e caktuan. Më së fundi u komandua në Vlorë ku sekuestroi shumë jashtë mase shumë toka në bregdet, të zabtuara nga fallsifikatorë dhe Rilindas.

Këta të fundit bën çmundën ta largojnë nga Vlora dhe ja arritën kohë më parë. Ja arritën që kur Prokuror i Përgjithshëm ishte Adriatik Llalla!!!

Tani bënë sulmin tjetër! Krejt pa ligj e pa prova! E përsëris: ONM shprehu konsiderata të larta për Ramadan Trocin.

Vendimi i sotëm i KPK është goditja tjetër e rëndë e proçesit të rregullt ligjor të vetting!

Nuk besoj se ka me peshk që beson në drejtësinë e këtij procesi. Ai kontrollohet nga Rilindja!

ONM për fat të keq është kot!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here