Protestat e Unazës së Re/ LSI: Kerkojmë dialog dhe zgjidhje, jo arrogancë me qytetarët

0
132

Anetarja e Keshillit Bashkiak per LSI-ne  Erisa Xhixho ka dhenë nje prononcim per mediat e cila i eshte bashkuar protestes se banoreve te Unazes se Re perparra Bashkise se Tiranes.

 

Padyshim që LSI do ti bashkohet opozitës së bashkuar në një vendim unanim për të mos qenë sot në sallën e mbledhjeve, pasi si të zgjedhur të qytetarëve për të përçuar zërin e problemit të qytetarëve, sot Tirana ka një problem madhor, ku mbi 300 familje rrezikojnë të mbeten pa shtëpi. Nuk po flasim për biznese, po flasim për shtëpi, po flasim për nëna me shtëpi, për gra shtatzëna, po flasim për njerëz që kanë derdhur djersën edhe të gjithë investimet e tyre në shtëpi.

Nuk është një fenomen i ri ky që ka ndodhur me këta qytetarë. Ka ndodhur  dhe është një problem i mbarë Shqipërisë. Shumica prej tyre janë në proces legalizimi dhe padyshim flasim për një barazi përpara ligjit që në qoftë se një proces ka filluar, nuk mund të dëmshpërblehen disa dhe disa të tjerë jo.

LSI-ja padyshim që është pro investimeve madhore dhe  padyshim që ne jemi për ndërtimin e veprave të tilla, por kjo paralelisht duhet të vazhdojë me dëmshpërblimin e plotë të të gjitha shtëpive. Në qoftë se ka vullnet qeveria, mund të lejojë që të vazhdojë procesi i legalizimeve, duke legalizuar të gjitha shtëpitë të cilat janë në proces dhe më pas të vazhdojë procesi i dëmshpërblimit të të gjitha shtëpive dhe padyshim i ndërtimit të kësaj vepre madhore.

Ne do të jemi në krah të qytetarëve për të respektuar të drejtat dhe liritë e tyre, dhe barazinë përpara ligjit si kusht themelor në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Mendoj që thirrja e këtyre njerëzve dhe premtimi i kësaj qeverie që nuk do të prishte asnjë banesë apo asnjë shtëpi në rast të veprave të tilla apo në qoftë se do ti prishte ato do të duhej ti dëmshpërblente, besoj që duhet mbajtur.

Duhet ta shqyrtojnë të gjitha institucionet. Kërkojmë një bashkëpunim të të gjitha institucioneve të Bashkisë së Tiranës të komunikojnë urgjentisht me këta qytetarë, sepse flitet për djersën, për mundin dhe për sakrificat e tyre, dhe në këtë moment ka nevojë për dialog edhe për zgjidhje, jo për arrogancë.

 

Mendoj që padyshim në bashkëbisedim me qytetarët, ne do të ushtrojmë të gjitha funksionet tona në hapësirat ligjore përkatëse. Jemi në kontakt me ta. Unë personalisht kam takuar shumë gra, zonja, ku fëmijët janë terrorizuar, nuk flenë natën dhe nga momenti në moment janë të traumatizuar, sepse mund ti prishet shtëpia. Një vend social nuk mund ta lejojë këtë gjë, pavarësisht veprave madhore që Tirana i kërkon, që ne i kërkojmë, por kjo në qoftë se ka dialog, në qoftë se ka vullnet, ka zgjidhje për të gjitha palët në mënyrë shumë paqësore dhe shumë qytetare.

Faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here