Muka u emërua me shumë bujë mediatike vetëm dy javë më parë, por sot mesa duket ka vendosur të lërë gjithçka.
Taulant Muka i është drejtuar kryeministrit Rama me një letër dorëheqje ku rëndit disa arsye të dorëheqjes së tij.
“Dorëheqja për arsye etike, morale e profesioanale. Falenderoj kryeministrin për besimin e dhënë. Papajtueshmëri me modelin e punës në Ministrinë e Arsimit”, shkruhej në letrën e Mukajt.
LETRA E ZBARDHUR:
I nderuar zoti kryeministër
Për arsye etike, morale e profesionale dhe të papajtueshmërisë që unë kam me modelin e punës së aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ju falenderoj për besimin që më dhatë dhe ju uroj suksese në punën tuaj si Kryeministër
Me respekt
Taulant Muka”.