Del e vërteta/ I ofruan “një çek të bardhë” në këmbim për të mbyllur gojen

0
248

 

Taulant Muka dha dje dorëheqjen nga posti i zv/ministrit të Arsimit, pozicion që iu ofrua nga vetë kryeministri Edi Rama rreth dy javë më parë, pas dorëheqjes së Ervin Demos. Muka u përball me një lumë kritikash, duke pranuar postin e zyrtarit që me denoncimet e tij për plagjiaturë e detyroi të jepte dorëheqjen, ai u largua nga Ministria e Arsimit, pasi e ka konsideruar të papranueshëm modelin e punës në Ministrinë që drejtohet nga Lindita Nikolla.

Në një intervistë për “Kafein”, Muka ka rrëfyer edhe një histori të tij kur ishte pjesë e protestave nga lëvizja studentore në Shqipëri, disa vite më parë dhe se dikush i kishte ofruar një çek të bardhë për ta plotësuar me qëllim që “të mbyllte gojën”.

”Po them një informacion që nuk e kam ndarë me askënd. Kur kam qenë në vit të katërt apo të pestë në mjekësi, kur studioja në Shqipëri, isha pjesë e protestave të lëvizjes studentore për reformën në sistemin arsimor dhe u bë edhe si luftë kundër dekanit në atë kohë. Mua më erdhi një çek i bardh në atë kohë për tu plotësuar nga një person i caktuar, më tha plotëso dhe mbylle gojën, ndërkohë në atë kohë prindërit e mi kishin borxhe, dhe unë e grisa çekun e bardhë. Dua të them me këtë se nuk kam ardhur për të marrë lek dhe nuk e shikoja këtë pozicion për pushtet, por si mundësi për arsimin e lartë, që mendoj se është drama dhe plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare”, u shpreh Muka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here