Kosova në Interpol, 5 mijë fletë-arresti për serbët

0
139

 

Një delegacion prej 20 anëtarësh në krye me ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar për në Dubai teksa nga 18 deri me 21 nëntor mbahet Asambleja e Përgjithshme e Interpolit.

Gjatë këtij sesioni, Kosova është në agjendë, pasi do të votohet për anëtarësimin e saj në Interpol. Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa, tha për Radio Kosovën se është punuar shumë, prandaj është optimist për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.

Një delegacion prej 20 anëtarësh tashmë ka udhëtuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, kur prej 18 deri me 21 nëntor mbahet Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, organizatës më të madhe të policisë në botë. Në këtë sesion të Asamblesë, i cili është i 87-ti me radhë, Kosova është në agjendë, pasi do të votohet për anëtarësimin e saj në Interpol. Ekrem Mustafa, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, thotë për Radio Kosovën se është optimist se Kosova do të anëtarësohet në Interpol, pasi është punuar shumë për këtë proces:

“Janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura sa i përket Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Brendshme, janë realizuar dhe si vërtetim i këtyre përgatitjeve është edhe vetë shqyrtimi prej Zyrës ligjore të Interpolit, që tani është në agjendën e Interpolit. Interpoli do të thotë e ka shqyrtuar dhe i ka marrë si pozitive të gjitha përgatitjet që Kosova i ka bërë.”

Ai madje thekson se ky nuk është mekanizëm politik, prandaj pjesëmarrja në konferencë do të jetë nga strukturat policore:

“Ky është mekanizëm policor dhe nuk është mekanizëm politik, dhe gjithsesi do të organizohemi që me strukturat policore të jemi në konferencën e cila do të mbahet në Dubai”, tha ministri Mustafa.

E për Dubai ka udhëtuar edhe ministri i punëve të jashtme të Kosovës Behxhet Pacolli, I cili ka thënë se do të shfrytëzojnë kohën që të lobojnë edhe para fillimit të Asamblesë.

Por njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se diplomacia kosovare është dashur të jetë me aktive në lobim. Ai kritikon edhe mosunifikimin e institucioneve të Kosovës karshi këtij procesi:

Në përgjithësi e përshkruaj si një punë shumë shterpe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në përgjithësi të diplomacisë sonë. Një mosunifikim i qëndrimeve institucionale, duke filluar nga presidenti, kryeministri por edhe të Kuvendit që këtë çështje ta lobojë.

Sipas tij, ndikim ka edhe lobimi kundër Serbisë, i cili ka propaganduar se në rast të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, Kosova do të lëshojë 5 mijë fletarreste për shtetasit serbë. Megjithëkëtë, Ibishi thotë se në mënyrë indirekte Kosova është e lidhur me Interpolin:

Ne pranojmë fletarrestime, ne jemi aktivë në këmbim të informacionit, duke e falënderuar UNMIK-un për një kohë, por tash edhe deskun suedez që është pjesë e Interpolit e që janë edhe anëtarët tanë aty, mirëpo nuk jemi si subjekt aty. Kur je si anëtar fuqiplotë, atëherë ka mundësi që atë informacion, sidomos fletarrestimet  që kanë të bëjnë me personat që janë të involvuar në aktet terroriste, në krimet e organizuara edhe krimet e luftës të mund t’i shpallim, normal për të kërkuar edhe ekstradimin e tyre në raste të caktuara, shkruan RTK.

Sipas Kushtetutës së INTERPOLIT, shtetet që aplikojnë për t’u bërë anëtare duhet të marrin 2/3-tat e votave të e shteteve pjesëmarrëse në Asamble, që gjithsejtë i ka 192 shtete anëtare. Kjo është tentativa e tretë e Kosovës për të qenë pjesë e mekanizimit më të madh policor. Ndryshe këtë vit do të zgjidhet edhe presidenti i ri për mandatin aktual deri në vitin 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here