Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruci, kanë zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ në ambjentet e Hotel Tiranë.
Takimi është zhvilluar pak caste më parë, ndërsa në media u përcoll lajmi se Kreu i Shtetit dekretoi nxjerrjen në lirim të Sandër Lleshajt.
Nuk ka detaje nga takimi mes dy zyrtarëvë më të lartë të shtetit, i cili mesohet se ka zgjatur per rreth 20 minuta.
Takimi vjen në kohën kur kreu i shtetit pritet të shprehet me dekret për emërimin ose jo në detyrë të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm. Kujtojmë se një ditë pasi kryeministri Rama dërgoi për herë të dytë në Presidencë emrin e Sandër Lleshit, kreu i shtetit reagoi duke theksuar se lidhur me këtë proces të ri, ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi).