LSI kontribuon për njerëzit, Rilindja i shërben vetëm një individi.

0
1660

 

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit të zhvilluar me strukturat e LSI në qytetin e Shkodrës ka deklaruar se tashmë që Edi Rama ka të gjithë tepsinë më vetë, ka dalë në pah dhe është evidentuar dhe më shumë kontributi dhe angazhimi i LSI-së për tju gjendur në krah dhe për tju shërbyer njerëzve. Kryemadhi solli një shembull gjatë kohës kur LSI ishte në bashkëqeverisje me PS. Ajo tha se gjatë kohës kur Ministria e Bujqësisë drejtohej nga LSI, 800 fermërë përfituan projekte vetëm në një vit në rrethin e Dibrës, ndërkohë që tashmë që kjo ministri drejtohet vetëm nga Rilindja, në qarkun e Dibrës është fituar vetëm një projekt.

Sot ai ka shansin ti ketë të gjitha vetë, edhe kazanin, edhe çorbën, edhe tepsinë, edhe byrekun, edhe garuzhden, edhe shushunjat. Kjo tregoi që kontributi i LSI në qeverisjen e kaluar ka qenë jashtëzakonisht i madh, ka qenë një qeverisje e cila me kushtet me të cilat ajo drejtonte, ministrat e LSI kanë qenë njerëzit të cilët kanë bërë më shumë se kushdo tjetër, edhe pse kryeministri me vendimet që merrte i sabotonte në punën e tyre. Po marr si shembull Ministrinë e Bujqësisë, ku siç thashë dje kthehesha nga Dibra.

Vetëm në një vit Ministria e Bujqësisë, në rrethin e Dibrës kishte dhënë 800 projekte për pemtarinë në një vit, ndërsa në 2018 Ministria e Bujqësisë, të cilën e ka të gjithë tepsinë Edi Rama u kishte dhënë vetëm një projekt fermerëve të Dibrës për pemtarinë. Shikoni ndryshimin midis qeverisjes së një institucioni të drejtuar nga LSI me ato institucione që drejton Rilindja. 800 fermerë, 800 familje kanë marrë subvencion nga Ministria që drejtonte LSI në një vit, ndërsa tepsia e Edi Ramës u kthye vetëm për veten e tij apo për oligarkët e tij dhe vetëm një fermer në Dibër ka marrë projekt në pemtari. Shikoni ndryshimin dhe kontributin që ka dhënë LSI për njerëzit.

Pra LSI u ka shërbyer 800 familjeve, ndërsa kjo Rilindje Kriminale i shërben vetëm një individi”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI u ndal dhe te kontributi i LSI në drejtimin e Ministrisë së Integrimit.

“Ministria e Integrimit ka qenë një nga institucionet e drejtuara nga LSI, e cila gjatë mandatit të saj i dha mundësinë Shqipërisë për të marrë statusin e vendit Kandidat, ndërsa sot Edi Rama jo vetëm që nuk ja u krijon shansin dhe mundësinë Shqipërisë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, por të jeni të bindur që shumë shpejt Shqipëria ka hyrë në listën për rikthimin e vizave. Kjo është e tmerrshme dhe kriminale”, tha Kryemadhi .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here