Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar përsëri për buxhetin 2019 në fushën e shëndetësisë.
Përmes një statusi të shpërndarë në mediat sociale, Shehu shkruan se fenomeni i drogës në Shqipëri është kthyer në simbol shkatërrimi edhe në fushën e shëndetësisë, duke shtuar se qeveria nuk ka hartuar asnjë plan për ta goditur.
Ai shton se ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë qendër rehabilitmi, pasi sipas tij, ky fenomen nisë tek të rinjtë që në moshën 12-vjeçare.
“Perseri reth genjeshtrave Rilindase e shterpesise se buxhetit 2019 ne fushen shendetesore-sociale. Elementi thelbesor, qe mund te justifikonte sado pak bashkimin artificial te ministrive se shendetesise me ate sociale do te ishte “droga”.
Nje fushe e gjere kjo, qe nga prevenimi, te mjekimi akut, reabilitimi etj.
Megjithese sot tek neve ceshtja e droges eshte kthyer ne nje fenomen te gjere e shkaterrues shendetesor e social duke filluar qe nga mosha 12 vjecare, ne nuk dispojme asnje strategji kombetare perballje, asnje qender reabilitimi, asnje kujdes te vecante, kemi vetem nje qender mjekimi akutesh etj.
Ndonese prej nje viti eshte dorezuar nga specialistet ne “dyert” e Qeverise nje draft strategji e tille, asnje pergjigje kur Komiteti Kombetar pergjegjes kryesohet nga Kryeministri.
Si pasoje ne buxhetin 2019 te kesaj ministrie shendetesore-sociale nuk ka asnje ze, asnje shifer, asgje qe do te perdorej ne kete “beteje” thelbesore per te sotmen e te nesermen e vendit tone.
Megjithate ka nje “ngushellim” per qytetaret, ne disponojme nje “strategji” kriminale shteterore, qe mbushi vendin me kanabis, prekursor ky i 85% te rasteve akute te hospitalizuar nga drogat e forta, qe na ka futur ne rruget kryesore te trafikut dhe qe na ka vendosur ne vendet e para ne bote edhe per konsumin e Kokaines.”, shkruan ai