Një aksident i frikshëm është ai që ka ndodhur në finalen e Formula 3 në Makao të Kinës, ku për pasojë një adoleshente gjermane ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore.
Imazhet dramatike të aksidentit janë shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa 17-vjeçarja Sofia Floersch që ka humbur kontrollin e makinës së saj të garës, ka fluturuar mbi konkurrentët e tjerë e më pas përtej gardhit ndarës të pistës.
Me anë të një postimi në Twitter, ajo falënderoi mbështetësit për mesazhet, ndërsa lajmëroi se nesër do t’i nënshtrohej një operacioni.
Në një raport mjekësor të publikuar u njoftua se Floersch ishtë në gjendje koshiente, por kishte pësuar një frakturë në shtyllën kurrizore si pasojë e aksidentit të rëndë gjatë garës në Makao.