Banesat tek Unaza e Re/ Del në shesh një grabitje gjigande… Epo dhe kjo nuk pritej!!!

0
1370

Protesta e vendosur e atyre që do t’u prishen banesat tek Unaza e Re, ishte maja e ajzbergut e një afere disafish më të madhe.

Sepse përpos prishjes se 317 godinave, gati 1/3 e të cilave janë në proces legalizimi, përpos të drejtave që legjislacioni europian u njeh atyre banorëve për dëmshpërblim sipas tregut, kjo protestë e fortë ndezi prozhektorët edhe mbi dyshimet që gëlojnë për një tender 40 milionësh.

Qeveria shqiptare miratoi në shtator 3 gara për segmentin prej 2.2 kilometrash, nga “Pallati me shigjeta” deri tek rreth rrotullimi i ish Shqiponjës. E imagjinoni sa është çmimi i këtij pazari? Plot 40 milionë euro. Pra më shumë se 18 milionë euro për KM.

Image

Dhe për të arritur tek kjo shifër çfarë ka ndodhur? Një praktikë tashmë e njohur nga qeveria Rama: mungesa e garës. Ajo zhvillohet në 3 forma, ose mes PPP-ve, ose koncesioneve me ofertë të pakërkuar, ose, së fundi, mes konkurimeve të falcifikuara. Për ndarjen e 40 milionë eurove të Unazës së Re u përdor mënyra e tretë.

Po të shikosh se si janë ndarë paratë, metoda është qesharake. Gjithësej për dy kilometra rrugë janë bërë tre tendera.

Image

Të parin, me vlerën 18 milionë, e ka fituar Biba X dhe DH Albania. Të dytin me 12.6 milionë e ka fituar Salillari. Dhe të tretin me 9.4 milionë e ka marrë Victoria Invest. Por skandali fillon po të shihet se me kë kanë konkurruar këto kompani që kanë ndarë 40 milionë euro.

I vetmi konkurrent, në të tre tenderat, ka qenë firma Vëllezërit Hysa. Dhe truku nuk përfundon këtu. Por vëllezërit Hysa, siç rezultoi nga një investigim i TPZ.al dhe Exit.al, në të gjitha garat janë paraqitur me ofertën zero lekë.

Image

Pra kanë bërë rolin e një garuesi fiktiv në tre tendera, për të cilat dyshimet janë tejet të mëdha se janë të manipuluar. Pikërisht kjo bën që të thyhet rekordi i mbi 18 milionëve euro për KM (kur rruga malore e Bektelit, që u konsiderua si vjedhje e madhe nga Rama dhe socialistët, ka patur vetëm gjysmën e kësaj kostoje).

Pikërisht edhe për të nxjerrë në dritë këtë skandal të madh, pati vlerë protesta e fortë e banorëve që do u prishen shtëpitë te Unaza e Re./Lapsi.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here