Banorët e Astirit: Nuk tërhiqemi pa marrë dëmshpërblimin. Zbret në terren Avokati i Popullit

0
151

 

Banorët e Astirit vijojnë rezistencën duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për të prishur banesat pa marrë më parë dëmshpërblimin e plotë.

Protestuesit sot kanë hyrë në ditën e 16 të rezistencës së të tyre, ndërsa në orën 17:00 ata kanë njoftuar se do të mblidhen sërish në rrugë.

 

“Pa na dhënë 100 % të dëmshpërblimit, ne nuk tërhiqemi”, tha një nga protestuesit. Për të ndjekur nga afër protestën kanë zbritur në terren edhe përfaqësues të  Avokatit të Popullit.

Një nga juristët e këtij institucioni deklaroi se ata po ndjekin rastin e një gruaje, e cila pretendon se është dhunuar nga policia , ndërsa qytetarja denoncimin e bëri drejtpërdrejt në News 24 dhe “BalkanWeb”

“Sigurisht që po e mbikëqyrim situatën Avokatja është prononcuar publikisht  për rastin e dhunimit të një gruaje. Ne po mbledhin informacion, por po ndjekin edhe rastin e zonjës e cila tregoi se është dhunuar nga policia. Pikërisht për këtë kemi ardhur për të vëzhguar”, tha një nga përfaqësuesit e Avokatit të Popullit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here