Jeta dhe të bëmat e Esat Pashë Toptanin… u kishte premtuar serbëve një korrigjim të kufirit

0
278

Patrioti dhe intelektuali shqiptar, Mit’hat Frashëri, kishte shkruar një studim për Esat Pashë Toptanin, karakteri i të cilit ishte tejet i çuditshëm, herë agresiv, herë i zhdërvjellët, herë finok, herë brutal, herë mashtrues e herë bastisës. Frashëri ka shkruar se Esat Pashë Toptani, u kishte premtuar serbëve një korrigjim të kufirit, që çonte në favor të tyre dhe se Serbia i jepte atij një pension mujor për shkak të simpatisë që serbët e kishin për të

Në një shkrim-studim të kryer nga Mit’hat Frashëri, ku shpalosi jetën dhe të bëmat e Esat Pashë Toptanit, u përmend edhe një detaj interesant për të, shkruan Gazeta Express.

Frashëri ka shkruar se Esat Pashë Toptani, në fillim të vitit 1919, ka shkuar në Paris, aty ku bëri jetë që i kushtonte më shumë se dy milionë franga.

Pa pasur asnjë funskion zyrtar, Esat Pashë Toptani, atje e ka prezantuar veten si kryetar të Qeverisë shqiptare e të delegacionit shqiptar.

“Në fillim të vitit 1919, Esati erdhi në Paris; ai nuk kishte asnjë funksion zyrtar, mbasi ndërkohë një qeveri ishte formuar në Shqipëri dhe një delegacion ishte dërguar në Paris, gjë që nuk e pengonte pashanë tonë t’i jepte vetes tituj si kryetar i qeverisë shqiptare dhe kryetar i delegacionit”, shkruante Frashëri.

Në studim u shpalos se jeta e Toptanit në Paris shihej si e lehtë, pasi veç e dashura e tij, i kushtonte më se dy milionë franga me qejfe, automobil etj., pa llogaritur shpërdorimet e ujit nëpër qytete.

Kur vendi atë kohë kërcënohej dhe përçahej, Frashëri tha se Esat Pashë Toptani, asnjëherë nuk e ngriti zërin, porse u paraqit në Paris si kryetar i shqiptarëve.

Në muajin maj të atij viti, për vizitë Toptanit i shkuarn katër shqiptarë: Imzot Koleci, peshkop katolik, Bajram Veizi, Fuat bej Toptani dhe Ymer bej Shijaku. Shkuan për të biseduar më Esatin dhe u përpoqën të depërtonin edhe një herë në mendimet e tij.

Frashëri shpalosi se Esat Pashë Toptani vazhdimisht atyre u ka deklaruar se Serbia i jepte një pension mujor për shkak të simpatisë së kjo qeveri kishte për të, por se këto shuma nuk ishin aspak një borxh i Shqipërisë; 2. Nuk kishte asnjë konventë ndërmjet vetë Esatit dhe Malit të Zi; 3. Në të kundërtën, ai u kishte premtuar serbëve një korrigjim të kufirit në favor të tyre dhe të bashkimit doganor e ushtarak.

“Esati u bë kaq naiv sa e dorëzoi vetë tekstin e marrëveshjes së tij me Jugosllavinë, ashtu sikurse është paraqitur nga një memorandum i kësaj mbretërie në Konferencën e Paqes; 4. Hasan Rizai në fakt ishte vrarë nga Osman Bali, por ai pretendonte se kjo nuk ishte bërë aspak me urdhër të tij. Nga ana tjetër, kur ai nuk dinte ku ishte dhe xhindosej, betohej të hakmerrej me të gjithë armiqtë e tij politikë, nëse do të arrinte ndonjëherë të shkelte në Shqipëri”, shkruan Mit’hat Frashëri, transmeton Express.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here