Pas mbledhjes që zgjati një orë në Kryesinë e Kuvendit, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias kanë zhvilluar një takim me kryetarin e grupit të PD, Edmond Spaho.
Ai shoqërohej nga deputetët e tjerë Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj dhe eksperti ligjor Gazmend Bardhi.
Spaho, pas takimit tha se PD kërkon nga Komisioni i Venecias që të ndjekë të njëjtin standard që është vendosur për prokurorët dhe gjyqtarët.
“Nuk duhet të ketë dy standarde, por ai që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët të aplikohet edhe për politikanët kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar.
Ne shpjeguam që asnjë reformë nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin” deklaroi Spaho për mediat,” tha Spaho.