Banorët e Unazës së Re kanë bllokuar rrugën sërish sot pasdite, ndërsa u vu re se sonte ishte e pranishme FNSH. I pranishëm në protestë ështe edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
“Njeriu që frymëzoi dhunën dhe sharjet raciste ndaj qytetarëve është kryeministri Edi Rama. Rama mban përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve dhe ai mban përgjegjësi për dhunën që ka shkaktuar viktima mes banorëve, gra me brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur, dhe për gishtat e prerë të policisë. Ky njeri që po përdor vjedhjen 40 milionë euro, po përdor policinë. Ligji është me këta qytetarë. Kushtetuta është me ta. Ai po keqpërdor policinë për të mbrojtur vjedhjen 40 milionë euro në këtë megaaferë. Ai po përdor policinë dhe qytetarët përballë. Policia dhe qytetarët janë në anën e ligjit dhe i vetmi në anën tjetër është Rama. “Çfarë vije e kuqe u shkel? Ai s’i njeh vijat e kuqe, por të bardhat, ato që merr me hundë”, tha Basha.