“Mos guxoni te afroheni tek shtepite e qytetareve”. Ky kumt ne forme paralajmerimi i artikuluar dy dite me pare nga Monika Kryemadhi, ndoshta u vleresua nga dikush si retorike politike.
Por, gjuha e drejtperdrejte dhe e sinqerte qe kryetarja e LSI perdori me banoret e Unazes se Re, jo vetem i dha legjitimitet politik protestes se tyre, por i inkurajoi qe te drejten ta kerkojne me force.
“Kur diktatura behet realitet, revolucioni eshte detyrim”, thote nje shprehje e moçme. E ne rastin e banoreve te Unazes se Re shqiptaret pane shembullin me transparent e te qarte te kesaj diktature.
Nje njoftim gojor banal per te shporrur nga shtepite mijera njerez qe kane 22 vite qe paguajne taksa. Nje projekt korruptiv qe i hedh ne ere 40 milione euro te taksapaguesve. Nje arrogance qe vetem banditet me uniforme te Rilindjes mund ta ushtrojne ne kete forme: gjithmone nen shembullin e Lartgjatesise.
E gjithe kjo panorame e sjelljes diktatoriale – pati sot nje pergjigje te qarte nga banoret e Tiranes. Sepse ata nuk jane shpellare, zaptues, vagabonde etj. Ata jane qytetare te Tiranes prej dy dekadash.
Vendosja e kryetares se LSI per te qene ne krah te luftes se banoreve, per te qare hallin me ta ne kafe dhe jo me videokonferenca i inkurajoi protestuesit “te zgjohen”.
Mosbindja civile u be fakt sot jo thjesht si zgjedhje politike apo si instrument per fitim pushteti. Mosbindja civile u perfaqesua sot nga prinder te deshperuar qe mbronin shtepine, te ardhmen e femijeve, pra jeten. Dhe per kete ndergjegjesim e reagim ndikoi jo pak vendosmeria e Kryemadhit per t’u bere njesh me protesten: Jeni ne te drejten e Zotit!