Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, i bën thirrje opozitës që të mobilizohet për të vijuan protestën e banorëve të ”Astirit”, këtë herë tek Kryeministria. Përmes një postimi në facebook, Mediu shton se vendi është në udhëkryq të rrezikshëm.
”Opozita duhet të organizojë protesta të vazhdueshme përballë kryeministrisë. Jemi në udhëkryqin më të rrezikshëm të demokracisë shqiptare dhe cënim të hapur të interesave kombëtare”,-shton Mediu.
Thirrja e Mediut është që: ”Opozita duhet të çojë shoqërinë në këmbë jo vetëm militantët por çdo shqiptar që e do lirinë e tij, e do jetën, pronën e do Shqipërinë, çdo intelektual që beson se dhuna dhe krimi nuk mund të drejtojnë vendin”.
Postimi i plotë
Dhuna ndaj qytetareve burgosja e tyre. Sharrja dhe fyerja nga Kryeministri ndaj shqiptareve, intimidimi i tyre. Arroganca dhe shperfillja perballe jetes dhe prones duhet te kete nje pergjigje te forte qytetare. Ne keto kushte: Opozita duhet te organizoje protesta te vazhdueshme perballe kryeministrise. Jemi ne udhekryqin me te rrezikshem te demokracise shqiptare dhe cenim te hapur te interesave kombetare.
Jemi ne Kushtet Rama, ka shkaterruar parlamentarizmin me manipulimin dhe blerjen e zgjedhjeve te provuar nga OSBE/ODHIR dhe hetimet e fundit te Prokurosise, per me teper ka inkriminuar në menyre te qellimshme politiken dhe parlamentin.
Ka shkaterruar pushtetin gjyqesor dhe Prokurorine, sot jemi ne kushtet e absurditetit te plote ne nje vend ku flitet per suskes te reformes ne drejtesi e cila e ka lene vendin pa Gjykate Kushtetuese, pa gjykate te larte dhe se shpejti pa gjykata apeli.
Skemi me kushtetut por vetem nje njeri qe ben si te doje. Nje njeri qe ka kriminalizuar dhe ekonomine. Nje njeri qe shan, tallet, dhunon dhe burgos qytetaret e vet. Opozita duhet te coje shoqerine ne kembe jo vetem militantet por cdo Shqiptar qe e do lirine e tij, e do jeten, pronen e do Shqiperine, çdo intelektual qe beson se dhuna dhe krimi nuk mund te drejtojne vendin.