Meghan Markle thyen sërish protokollin. Këtë herë me rastin e vizitës së saj në The Hubb Community Kitchen, dukesha e Sussex është prezantuar me një veshje bordeaux, mbi gju, edhe pse e veshur me geta të trasha, dhe ka përqafuar në publik femrat që shërbejnë në kuzhinë.
Veshjet e shkurtra dhe përqafimet në publik nuk shihen me sy të mirë nga oborri mbretëror anglez, por Meghan ka ritheksuar edhe këtë herë, me këtë rast, që nuk do të heqë dorë nga stili i saj dhe nuk e do protokollin mbretëror.
Dukesha ka shkuar personalisht për të parë si janë investuar fondet e mbledhura nga shitja e librit të recetave “Together” e realizuar nga ajo me gratë e Hubb Community Kitchen të Londrës, komuniteti femëror që gatuan për lagjen e Grenfell.
Markle ka kaluar disa orë në qendër duke gatuar në kuzhinë, pa e humbur buzëqeshjen.