Një protestuese, banore e Astirit ka humbur fëmijën e saj për shkak të dhunës psikologjike të ushtruar dhe shoqërimit të saj në polici.
Gruaja me inicialet E.D ka qenë një nga personat që u shpall nën arrest nga ana e policisë menjëherë pas protestës së djeshme përpara ambienteve të Kuvendit.
Burime bëjnë me dije se gruaja ka qenë në javën e tetë të shtatzënisë dhe tashmë ndodhet në gjendje të traumatizuar, pasi edhe bashkëshorti i saj ndodhet në qeli, pas arrestimit të bërë dje.
Banorët e shoqëruar dje ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa burime bëjën me dije se numri i të shoqëruarve është shumë i lartë.
Shumë prej banorëve janë shoqëruar në orët e vona të natës nga ana e policisë, duke shkaktuar terror dhe te fëmijët e tyre të mitur që ishin duke fjetur në banesë.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme pati disa protestuese të lënduara, të cilët morën mjekim në Spitalin e Traumës.