Zifti të Astiri më shtrenjtë se floriri! Abuzim i pastër i Rames

0
195

 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani akuzon kryeministrin Edi Rama për ngjarjet e ndodhura dje gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re të mbështetur nga opozita.

Në një status në “Facebook”, Manjani thotë se gjuha e përdorur nga Rama është njësoj si ajo e përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore. Sipas tij, me këtë gjuhë përçarje, Rama kërkon të fshehë krimin financiar të radhës.

 

 

STATUSI I MANJANIT
Gjuha raciste, që nxit urrejtje ndërmjet njerëzve dhe përçarje sociale është e papranueshme!

Kur këtë gjuhë e përdor Kryeministri është edhe me e rëndë!
Kur Kryeministri është i një vendi anëtar i Këshillit të Europës dhe NATO-s, situata bëhet ndërkombëtarisht e rëndë!
Kjo lloj gjuhe në Europë është përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore. Pas luftës perëndimi e ndaloi rreptësisht përdorimin e kësaj gjuhe.
Janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku gjuha e urrejtjes ka qenë prezente.
Ndaj fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama.
Me këtë gjuhë përçarje kërkon të fshehë krimin financiar të radhës: zifti të Astiri del më shtrenjtë se floriri! Ky quhet ABUZIM i pastër!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here